TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Mars 2026, 20:06

Liga e Europës/ Tjetër përmbysje e madhe në Portugali, Braga përmbys Ferencvarosh dhe kualifikohet në çerekfinale

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Tjetër përmbysje e madhe në Portugali, Braga

Braga ka siguruar një vend në çerekfinalet e Ligës së Europës, pas një përmbysjeje të fortë ndaj Ferencvarosh. Skuadra portugeze fitoi 4-0 në ndeshjen e kthimit, duke përmbysur humbjen 2-0 të pësuar në Budapest.

Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, ku Braga realizoi tre gola brenda 34 minutave. Horta hapi serinë në minutën e 11-të, ndërsa vetëm katër minuta më pas Grillitsh dyfishoi rezultatin. Martinez shënoi golin e tretë në minutën e 34-t, duke barazuar gjithçka në totalin e dy ndeshjeve.

Në pjesën e dytë, Horta vulosi kualifikimin me golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për Bragën, duke mbyllur përfundimisht llogaritë e kësaj përballjeje.

Kjo është përmbysja e dytë e madhe për klubet portugeze këtë javë, pas fitores bindëse të Sportingut të Lisbonës në Champions League ndaj Bodo/Glimt.

Ndërkohë, një tjetër skuadër portugeze, Porto, do të zbresë nesër në fushë në Ligën e Europës përballë Shtutgartit. Porto ka një avantazh minimal nga ndeshja e parë, e fituar 2-1.

braga ferencvarosh liga e europës

Lini një Përgjigje