TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Mars 2026, 20:50

Barça “luan tenis”, katalanasit ‘çmontojnë’ Njukasëllin, Lamal dhe Levandovski shkruajnë historinë në Champions

Shkruar nga Pamfleti

Barça “luan tenis”, katalanasit

Barcelona është kualifikuar në çerekfinalet e Champions League, pas një fitoreje të thellë 7-2 ndaj Njukasëllit në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në “Camp Nou”. Takimi i parë në Angli kishte përfunduar në barazim 1-1, duke e lënë gjithçka të hapur për sfidën vendimtare.

Katalanasit e nisën vrullshëm ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të me Rafinjën. Njukasëlli reagoi, por Barcelona riktheu avantazhin me Mark Bernal për rezultatin e përkohshëm 2-1. Në fund të pjesës së parë, Lamin Jaamal realizoi nga pika e penalltisë, duke vulosur shifrat 3-2. Dy golat për skuadrën angleze u shënuan nga Antoni Elanga.

Në moshën vetëm 18 vjeç e 248 ditë, ai theu rekordin e mëparshëm që mbahej nga Kilian Mbape që nga viti 2017. Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme konfirmojnë se ai është një nga talentet më premtues të futbollit modern.

Në fraksionin e dytë, Barcelona mori kontrollin e plotë të lojës. Fermin Lopez shënoi golin e katërt në minutën e 51-të, pas një aksioni të ndërtuar nga mbrojtja dhe asistit të Rafinjës. Pesë minuta më vonë, Robert Levandovski realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi.

Sulmuesi polak shënoi sërish në minutën e 61-të, këtë herë me asist të Lamin Jamal, duke çuar rezultatin në 6-2.

Sulmuesi polak u bë lojtari më i vjetër që shënon dy gola në një ndeshje të Champions League në moshën 37 vjeç e 209 ditë.

Ai kaloi kështu rekordin e Filipo Inzagit, i vendosur në vitin 2010 me Milanin kundër Realit të Madridit. Këto statistika tregojnë se futbolli është një kombinim perfekt mes talentit dhe eksperiencës.

Goli i shtatë erdhi në minutën e 72-të, kur Rafinja përfitoi nga një gabim në zonë i mbrojtjes së Njukasëllit.

Lajmi i vetëm negativ për Barcelonën ishte dëmtimi i Joan Garsias, i cili u zëvendësua në minutën e 80-të.

Me rezultatin e përgjithshëm bindës, Barcelona siguron një vend në çerekfinale dhe konfirmon formën e mirë në këtë kompeticion.

Në çerekfinale, Barcelona do të ndeshet me fituesin e çiftit Atletiko Madrid-Totenhem. Ndeshja e parë është mbyllur me fitoren e ekipit të Diego Pablo Simeone me rezultatin 5-2.

 

barcelon njukasëll champions league

Lini një Përgjigje