TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Mars 2026, 23:02

Champions League/ Liverpuli përmbys Gallatën, Bajerni i frikshëm, Atletiko e Madridit kryen me sukses misionin

Shkruar nga Pamfleti

Champions League/ Liverpuli përmbys Gallatën, Bajerni i frikshëm,

Nuk ka surpriza në ndeshjet e kthimit në Champions League. Atletiko e Madridit, Bajerni i Mynihut dhe Liverpuli janë 3 skuadrat e fundit që presin biletën për në fazën çerekfinale të Championa League.

Në “White Hart Lane”, Totenhemi mposhti 3-2, por ishin madrilenët që vazhduna më tej falë fitores së thellë në ndeshjen e parë me rezultatin 5-2.

Anglezët kaluan të parët në avantazh me Kolo Muani. Francezi shënoi me kokë në minutën e 30-të, pas krosimit të Matis Tel. Më fillimin e pjesës së dytë, Atletiko barazoi shifrat me golin e Julian Alvarez në minutën e 47-të, pas asistit të Ademola Lukman. Në minutën e 51-të, Çavi Simon kaloi sërish në avantazh Totenhemin. Në minutën e 75, David Hanko barazoi shifrat për ekipin e Simeones, duke bërë që të ishin spanjollët ata që të kualifikoheshin në çerekfinale ku do të ndeshen me Barcelonën në një derbi spanjoll.

Në minutën e 90+1, Kolo Muani realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, por kjo nuk i mjaftoi Totenhemit për të vazhduar më tej.

Në “Allianz Arena”, Bajerni i Mynihut nuk e fali Atalantën as në takimin e kthimit, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 10-2. Bavarezët triumfuan me “poker” 4-1. Kampionët e Gjermanisë kaluan të parët në avantazh falë golit të herri Kejn në minutën e 25-të. Anglezi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar po nga vetë ai, pasi goditja e tij u ndal me dorë nga mbrojtësi i Atalantës, Skalvini.

Bavarezët shënuan edhe 3 gola të tjerë në pjesën e dytë. Herri Kejn në minutën e 54, Lenart Karl dy minuta më pas dhe Luis Diaz në minutën e 70 vulosën fitoren e Bajernit.

Atalanta ngushtoi shifrat në minutën e 85 me Lazar Samarxhiç, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë për ekipin bergamask.

Në çerekfinale, Bajerni do të ndeshet me Realin e Madridit në një finale të parakohshme e gjitha për të mos u humbur.

Në “Anfield Road”, Liverpuli u hakmor ndaj Gallatasarajit. Anglezët u mposhtën një javë më parë në Stamboll me shifrat 0-1, por në Angli të kuqtë triumfuan pastër 4-0, suke u kualifikuar në çerekfinale. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot zhbllokoi ndeshjen falë Dominik Shoboslai në minutën e 25-të. Hungarezi shënoi me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës pas një pasimi të marrë nga Aleksis Mek Allister nga goditja e këndit. Në minutat shtesë, Liverpuli pati shansin e artë të dyfishonte shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli brenda në zonë nga Ismail Xhekobs ndaj Shoboslait, por Mohamed Salah gaboi. Goditja e egjiptianit u prit nga portieri Ugurçan Çakır.

Në minutën e 52-të, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Salah, ishte Hugo Ekitike që dërgoi topin në rrjetë. Një minutë më pas ishte rajan Gravenbersh që gjeti rrjetën, pasi tentativa e parë nga Salah u ndal nga portieri turk, por jo goditja e hoandezit.

Në minutën e 62, Salah shleu gabimin e fundit të pjesës së parë ku humbi 11-metërshin dhe realizoi golin që kompletoi “pokerin” për anglezët.

Në çerekfinale, Liverpuli ddo të ndeshet me kampionët në fuqi të Europës, PSG

Çiftet çerefinaliste në Champions League:

1-Arsenal-Sporting Lisbonë

2-PSG-Liverpul

3-Real Madrid-Bajern Mynih

4-Atletiko Madrid-Barcelona

 

liverpul psg bajern mynih champions league

Lini një Përgjigje