TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2026, 17:10

Mario Mitaj gjen golin me Al Itihad, dyshime për Gjimshitin para “play off”-it me Poloninë

Shkruar nga Pamfleti

Mario Mitaj gjen golin me Al Itihad, dyshime për Gjimshitin para

Në prag të ndeshjeve të fazës “play-off”, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me stafin teknik, po ndjek nga afër gjendjen fizike dhe formën e lojtarëve që aktivizohen jashtë vendit. Vëmendja është përqendruar te disa emra kyç të skuadrës kuqezi.

Një zhvillim pozitiv vjen nga Mario Mitaj, i cili duket se ka lënë pas problemet e mëparshme dhe është rikthyer në formë të mirë sportive. Anësori i majtë ishte protagonist në ndeshjen e Kupës me ekipin e tij, Al-Itihad.

Mitaj u aktivizua për 120 minuta të plota dhe realizoi me saktësi një goditje nga pika e bardhë. Megjithatë, pavarësisht paraqitjes së tij të mirë, skuadra nuk arriti të kualifikohej më tej. Performanca e tij u vlerësua me notën 7.7 nga platforma e specializuar “SofaScore”.

Në krahun tjetër, situata e kapitenit Berat Gjimshiti mbetet e paqartë. Qendërmbrojtësi i Atalantës nuk ka qenë në kushte optimale fizike, duke mos u stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të ekipit.

Në përballjen ndaj Bajernit të Mynihut, ai qëndroi në stol për të gjithë 90 minutat, çka shton dyshimet mbi gatishmërinë e tij për ndeshjet e ardhshme.

Gjendja e Gjimshitit pritet të vlerësohet në ditët në vijim. Ende nuk është e qartë nëse ai do të jetë i gatshëm për t’u aktivizuar në fundjavë në ndeshjen kundër Veronës.

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares al itihad berat gjimshiti

Lini një Përgjigje