TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Tetor 2023, 18:04

“Kemi ardhur në Shqipëri për të fituar”, kapiteni Suçek udhëheq Çekinë: Janë të fortë, por duhet të shfrytëzojmë rastet tona

Shkruar nga Pamfleti

“Kemi ardhur në Shqipëri për të fituar”,

Tomash Suçek është padyshim një nga emrat më të spikatur të kombëtares së Çekisë, e cila luan nesër në “Air Albania” përballë Shqipërisë një ndeshje shumë të rëndësishme të kualifikuesve të “EURO 2024”. Kjo sfidë mund të jetë vendimtare për të dy ekipet dhe pala çeke nuk kënaqet vetëm me një barazim, siç e ka shprehur në konferencën e fundit për mediat mesfushori i Uest Hemit, i cili mban edhe shiritin e kapitenit te Çekia.

Asistentin e Shqipërisë, Zabaleta, e njoh, më ka mirëpritur tek Uest Hemi. Kemi folur për këto ndeshje. Nëse na njeh apo jo si lojtarë, nuk mund ta them, pasi ai nuk ka qenë kur kemi nisur ne angazhimin tonë.

Jam i lumtur për formën sportive që gëzoj, momentalisht ndjehem shumë mirë. Shpresoj që këtë formë ta shfaq edhe në ndeshjen e nesërme. Më ka ndihmuar edhe fati që kam shënuar në ndeshjet e fundit me klubin.

Goditjet standarde si armë e fortë? Duhet vlerësuar çdo mundësi. Po të shënonim me goditjet standarde do të ishim të kënaqur, por do të përqendrohemi te loja që në momentin që kemi topin të krijojmë dhe shfrytëzojmë sa më shumë rastet për shënim.

Për çfarë rezultati luajmë? Sinqerisht, kemi ardhur për të fituar. Edhe në ndeshjen e parë dëshira ishte shumë e madhe për të fituar, pavarësisht se shqiptarët ishin më aktivë në një moment. Më besoni që të gjithë djemtë janë të angazhuar maksimalisht për të fituar një ndeshje tjetër.

Golat nga larg të Shqipërisë? Ekipi shqiptar e tregoi kualitetin që ka edhe në Çeki para tifozëve tanë, kanë cilësi të veçanta, janë lojtarë që luajnë në kampionate të njohura europiane. Kjo na shërben për të qenë sa më të përgatitur për nesër. Sa u përket goditjeve nga larg, kemi portierë të aftë dhe mendoj se do ia dalim nesër t’i ndalim.

Dua ta përgëzoj Shqipërinë për stadiumin, është me të vërtetë i bukur. Atmosfera është diçka që ne duhet të mundohemi ta kthejmë në avantazh për futbollin tonë. E dimë atmosferën që do jetë fantastike. Është atmosferë që përsonalisht e vlerësoj, e kam shumë qejf dhe mendoj se do të na motivojë më shumë.

A firmos për barazimin? Ne kemi ardhur që të fitojmë. Cilësinë e ndeshjes së parë e kemi parë, aftësitë që kanë, por kemi ardhur që të marrim tre pikë këtu”, tha Suçek para gazetarëve.

tomash suçek kapiteni i çekisë ndeshja me shqipërinë

Lini një Përgjigje