
Ndeshja Kosovë-Izrael, e vlefshme për eliminatoret e “EURO 2024” nuk do të luhet. Kjo sfidë është shtyrë për një moment të dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Federatës izraelite, Moshe Zuarez. Ky i fundit ka theksuar se për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit askush nuk e ka mendjen te futbolli.
“Ne presim të dimë kohën e lojës së shpejti, por sigurisht që nuk do të ndodhë shumë shpejt. Për momentin, askush nuk mendon të luajë futboll. Situata në vendin tonë është e tmerrshme dhe shpresojmë që e gjithë kjo të përfundojë së shpejti”, ka nënvizuar i pari i Federatës izraelite.
Ky takim ishte programuar të luhet më 15 tetor në “Fadil Vokrri” në orën 20:45.
Lini një Përgjigje