TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Tetor 2023, 19:37

Barça e zhytur në borxhe dhe duhet t’i shlyejë brenda këtij sezoni, gjykatësi i çështjes Negreira hedh poshtë apelin: Edhe ai ka kryer krime

Shkruar nga Pamfleti

Barça e zhytur në borxhe dhe duhet t’i shlyejë brenda

Barcelona do të prezanotjë llogaritë financiare në mbledhjen e Aksionerëve dhe do të njohë një borxh prej mbi 207 milionë eurosh, shumica për blerjet e bëra në verën e vitit 2022 dhe me pagesa të shtyra.

Barça raporton një borxh afatshkurtër prej 89 milionë eurosh, për t’u paguar këtë sezon, ndërkohë që ka një borxh afatgjatë prej 118 milionë eurosh. Këto janë pagesa prioritare për t’u bërë, sepse në rast të kundërt, klubet e tjera mund të padisin katalanasit dhe kështu do të pengoheshin për të bërë merkato.

Barcelona nuk mund të akuzojë për krimin që prezumohet në fazën fillestare dhe në mbyllje, pasi do të akuzonte vetveten. Kjo për shkakun se Barcelona si klub është akuzuar për krimin e marrëveshjes në çështje dhe personi juridik Barcelona, për krimin e korrupsionit sportiv”, theksoi gjykatësi.

Ai shpjegoi se nuk kishte një hetim veçmas për Laportën “meqë në atë etapë të parë të Laportës, u bënë gjithashtu pagesa për familjen Negreira nëpërmjet kompanive që këta të fundit përdornin si ndërmjetëse. Ndaj sjellja e Laportës në këtë çështje është identike me ato të presidentëve që erdhën pas tij”, shkruante gjykatësi në shpjegimin e situatës, duke i bërë të qartë kreut aktual të Barcelonës se nuk mund t’ua hidhte fajin vetëm Rosell dhe Bartomeut.

Nuk është e pranueshme në aspektin etik që Laporta të akuzojë presidentët Rosell dhe Bartomeu për krimin e administrimit të padrejtë, kur ekzistojnë indicie mëse të qarta që Laporta kreut të njëjtat veprime siç bënë presidentët pasardhës”.

Borxhi më i lartë është ndaj Lids Junajtid për Rafinjan. Barça duhet të paguajë 24 miionë deri në fund të këtij viti dhe 38 milionë të tjerë në planin afatgjatë. Për Levandovskin mbetet 10 milionë euro për t’i paguar këtë vit dhe 21 milionë në planin afatgjatë, ndërsa për Ferran Torres, të blerë në janar 2022, mbeten për t’u paguar këtë vit 13 milionë euro dhe këste të tjera të ardhshme 26 milionë.

Një tjetër nga shpenzimet e shtyra ka të bëjë edhe me ish-lojtarin e Sevijas, Kunde. Konkretisht, Barcelona do të duhet të paguajë 11 milionë euro këtë vit dhe 24 milionë në planin afatgjatë.

Ka qenë vetë gjykatësi i çështjes, Hoakin Aguirre Lopez, ai i cili ka hedhur poshtë apelimin e Barcelonës që për këtë çështje të fajësoheshin ish-drejtuesit. Ai ka kujtuar se në të kaluarën, gjatë periudhës kur Barcelona paguante rregullisht Negreiran, president i klubit ka qenë vetë Joan Laporta.

 

 

barcelona joan laporta

Lini një Përgjigje