TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Tetor 2023, 16:45

“Avullojnë” sërish biletat për ‘finalen’ e së enjtes, Ballist Morina gati të lërë tapinë e shtëpisë për të qenë prezent në stadium: Ndonjë për Çekinë?

Shkruar nga Pamfleti

“Avullojnë” sërish biletat për ‘finalen’

Shqipëria do të luajë përballë Çekisë në stadiumin “Air Albania” të enjten e 12 tetorit në orën 20:45. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për tifozët shqiptarë anembanë që e presin me padurim.

Disa do e mbështesin Kombëtaren nga ekrani i televizorit, e disa të tjerë nga shkallët e stadiumit. Përsa i përket mënyrës së fundit këtë herë ka qenë shumë e vështirë për të gjetur një biletë, pasi kanë “avulluar” menjëherë. Interesi për këtë ndeshje është shumë i madh, madje përsa i përket biletave ka reaguar dhe Ismail Morina, ose siç njihet nga shqiptarët, Ballist Morina.

“Ndonjë biletë me Çekinë ju lutem? Se si garanci për pagesën po fusim tapinë e shtëpisë…”, shkruan Ismail Morina në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë që Ballist Morina njihet për atë dron të ngritur në Beograd, në ndeshjen e 14 tetorit të vitit 2014, ku Shqipëria luajti përballë Serbisë.

“Avullojnë” sërish biletat për ‘finalen’

 

ballist morina shqipëri-çeki

Lini një Përgjigje