TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Tetor 2023, 20:46

Në Kroaci e bëjnë fakt të kryer, Zekic ‘braktis’ Partizanin!

Shkruar nga Pamfleti
Në Kroaci e bëjnë fakt të kryer, Zekic ‘braktis’

Një çështje shumë e rëndësishme në shtëpinë e Partizanit është e ardhmja e Zoran Zekic. Trajneri i njohur deklaroi dje pas ndeshjes me Kukësin se mund të largohej nga drejtimi i skuadrës, pasi kishte disa probleme personale.

Edhe pse zyrtarizmi mungon ende, por “sportske.jutarnji.hr” bën me dije se tashmë gjithçka është e kryer. Sipas asaj që shkruhet, trajneri Zekic, presidenti Gaz Demi dhe Osijek (klubi kroat i interesuar për të firmosur me teknikun) kanë rënë dakord për prishjen e kontratës për një shumë rreth 100 mijë euro.

Zoran Zekic ka drejtuar më parë Sheriff Tiraspol, Diosgyor dhe Slabven Belupo. Te Radnik Sesvete, ai ka qenë ndihmës-trajner. Për “timonierin” do të ishte një rikthim te Osijek, pasi ka udhëhequr në vitin 2015 këtë ekip. Të reja të rëndësishme priten në orët në vijim.

zekic partizani

Lini një Përgjigje