TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Tetor 2023, 16:19

Lajm i bujshëm nga mediat italiane, zikaltërit kërkojnë ndihmën e sulmuesit të kombëtares për transferimin e Brojës

Shkruar nga Pamfleti

Lajm i bujshëm nga mediat italiane, zikaltërit kërkojnë

Interi prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Arnautoviçin dhe duket se një emër i ri është shtuar në listën e Marotës. Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja.

22-vjeçari duket se pëlqehet në Milano, ku pas kuqezinjve të Milanit në ndjekje të tij është vendosur dhe Interi siç bën me dije “Gazzetta dello Sport”.

Marko Arnautoviç dhe Aleksis Sançez nuk po bindin zikaltërit dhe për këtë arsye në janar drejtuesit do të synojnë një tjetër sulmues.

I pari në listë është Mehdi Taremi, por pas tij tashmë është Broja, i cili mund të synohet me ngulm nga Interi, pasi i përshtatet pikërisht lojës së Inzagit.

Drejtuesit italianë po bëjnë gati skenarët dhe një i mundshëm është huazimi i tij. Nëse Broja do të kalonte të Interi atëherë te zikaltërtit do të bashkohej me Kristjan Asllanin.

inter armando broja sulmuesi kuqezi

Lini një Përgjigje