TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Tetor 2023, 17:44

Ia dedikoi golin kundër Polonisë “Katanës”, Mirlind Daku takon bashkëshorten e Agim Ramadanit dhe i dhuron fanelën e kombëtares

Shkruar nga Pamfleti

Ia dedikoi golin kundër Polonisë “Katanës”, Mirlind

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy ndeshjet e radhës, ku më e rëndësishmja është ajo e 12 tetorit me Republikën Çeke, që është për kualifikuesit e Europianit të Gjermanisë. Pas kësaj sfide kuqezinjtë, po në “Air Albania” do të përballen me Bullgarinë, por ky takim ka karakter miqësor.

Mirlind Daku është pjesë e kuqezinjve për këto dy sfida dhe ai ka pasur një vizitor shumë të veçantë në grumbullimin me Kombëtaren e Shqipërisë.

Sulmuesin nga Gjilani e ka vizituar bashkëshortja e heroit të Kosovës dhe njëherazi komandantit legjendar të UÇK-së, Agim Ramadani. Daku, në golin e shënuar kundër Polonisë një muaj më parë ia dedikoi golin "Katanës", nofkë me të cilin thirrej Agim Ramadani gjatë luftës.

Tatuazhi i gdhendur në trupin e Dakut bëri xhiron e medieve, me Shukrijen që ka takuar futbollistin. Një premtim i mbajtur nga të dy, që vjen vetëm dy ditë para ndeshjes kundër Çekisë.

“Takim i këndshëm me Mirlind Dakun dhe sportistët që na bëjnë krenarë ! Në kombëtare nuk ka kufinj, aty kemi Shqipërinë etnike! Ju lumtë djem, ju priftë e mbara e suksesi”, ka shkruar Shukrije Ramadani në rrjetin social Facebook.

Ky takim i kërkuar ka ndodhur dhe ajo ka marrë edhe një fanelë të Kombëtares me një mbishkrim të veçantë. Përveç Dakut familjarët e heroit legjendar të luftës në Kosovë janë takuar edhe pjesëtarë të tjerë të kombëtares shqiptare.

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje