TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Tetor 2023, 15:30

U arrestuan pas përleshjes në ndeshjen Vllaznia-Tirana, lirohen nga burgu 8 tifozët

Shkruar nga Pamfleti

U arrestuan pas përleshjes në ndeshjen Vllaznia-Tirana, lirohen nga

Janë liruar ditën e sotme 8 tifozët që u arrestuan pas përleshjes në ndeshjen Vllaznia-Tirana.

Gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, ku pas ndeshjes, kanë qenë mbështetësit e Vllaznisë që kanë sulmuar tifozët e Tiranës në zonën e Repsit. Një prej lojtarëve të Shkodrës pasi zbriti nga autobusi, filloi duke ofenduar mbështetësit e skuadrës kryeqytetase. Më pas, situata u acarua, duke kaluar në goditjen e sendeve të forta dhe përleshja mes palëve u bë e pashmangshme, teksa mbetën të plagosur 4 tifozë që përfunduan në spital.

Lexo edhe:

https://pamfleti.net/sport/tifozet-e-vllaznise-te-irrituar-pas-humbjes-me-tiranen-ne-frymen-e-fundit--i192033

https://pamfleti.net/sport/si-nisi-sherri-mes-tifozeve-te-tiranes-dhe-vllaznise-te-plagosurit-japin-d-i192171

tifozët e arrestuar vlaznia-tirana

Lini një Përgjigje