TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2025, 11:27

“Kam ardhur me ide të qarta”, Igli Tare për median milaneze: Do bëj gjithçka që të përsërisim lavdinë e dikurshme

Shkruar nga Pamfleti

“Kam ardhur me ide të qarta”, Igli Tare për median

Igli Tare ka folur për 'Milan Tv' pasi u zyrtarizua si drejtori i ri sportiv i Milanit. "Bjondi" shqiptar ka një përvojë të gjatë prej 15 vitesh me Lazion dhe te kuqezinjtë janë besimplotë se Tare do rikthejë lavdinë e dikurshme të klubit.

Pjesë e zonës sportive dhe përgjegjës për merkaton, Tare rrëfen se futbollistët duhet ta dinë mirë se çfarë bluze veshin. Shqiptari tregon se e ka ndjekur Milanin që fëmijë dhe se xhaxhallarët e tij janë milanistë.

“Kam ardhur me ide të qarta. Jam shumë entuziast dhe dua ta reflektoj këtë gjë këtu. Dua të jem një shembull jo vetëm për futbollistët, por edhe për stafin teknik dhe po ashtu të bëj më të mirën time edhe në merkato.

Futbollistët që vijnë te Milani duhet të kuptojnë që të veshësh këtë bluzë është një përgjegjësi e madhe. Gjithçka ndikon në rezultatin final, që përfshin atë që ndodh në fushë dhe vetë rezultatin në fund të ndeshjes. Milan ka një histori të lavdishme.

E njoh dhe e kam ndjekur që fëmijë. Më kujtohet koha e Ray Uilkins dhe Mark Hateley. I mbaj mend shumë qartë ato vite, sepse në familjen tim kam fansa të mëdhenj të Milan. Të gjithë xhaxhallarët e mi janë milanistë. Kështu që ka qenë gjithmonë një lidhje e fortë.

 Do të përpiqem të bëj gjithçka që ne të përsërisim në të ardhmen lavdinë e dikurshme, sepse ky klub ka një histori mbreslënëse. Duhet të prezantojmë projektin tonë sa më shpejt, veçanërisht te tifozët që presin një reagim të fortë dhe në fakt, këtë duam edhe ne”, tha Tare për Milan Tv mes të tjerash.

Të jem këtu sot dhe të flas për klubin që kam mbështetur që fëmijë, do të thotë shumë. Ndeshja ime e parë në Serinë A ishte Breshia vs AC Milan. Djali im i parë lindi gjatë ndeshjes AC Milan – Bolonja në 13 shtator 2003.

Do të përpiqem të bëj gjithçka që ne të përsërisim në të ardhmen lavdinë e dikurshme, sepse ky klub ka një histori mbreslënëse. Duhet të prezantojmë projektin tonë sa më shpejt, veçanërisht te tifozët që presin një reagim të fortë dhe në fakt, këtë duam edhe ne. Milanit i duhen rezultatet, duhen fitore dhe unë jam i vetëdijshëm për këtë.

Tare firmosi një kontratë 2-vjeçare me të drejtë edhe për një sezon shtesë, teksa ka nisur nga puna për trajnerin e ri.

Lini një Përgjigje