TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2025, 21:31

Një tjetër shqiptar në gjurmët e Igli Tares, 40-vjeçari pranë akordit me skuadrën angleze

Shkruar nga Pamfleti

Një tjetër shqiptar në gjurmët e Igli Tares,

Një tjetër shqiptar aspiron të ecë në “gjurmët” e Igli Tares, sa i përket karrierës si drejtor sportiv. Bëhet fjalë për Valon Behramin. Një lajm i bujshëm ka qarkulluar sot në mediat italiane.

Sipas gazetarit Orazio Acomando, klubi që militon në Premier Ligë, Uatford është shumë pranë emërimit të një drejtori të ri sportiv dhe kandidati kryesor është Valon Behrami. Bisedimet janë në fazë të avancuar dhe palët po shkojnë drejt një marrëveshjeje. 

Nëse Behrami emërohet, ai pritet të marrë përsipër detyrat që më parë i mbulonte Nani në klubin anglez. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur thuhet se Udineze mund të shitet tek një fond amerikan me bazë në Nju Jork, çka mund të shkaktojë ndryshime të mëdha te klubi italian – edhe pse mediat italiane këmbëngulin se Uatford nuk do të ndikohet drejtpërdrejt nga kjo shitje.

Një tjetër shqiptar në gjurmët e Igli Tares,

valon behrami ish-futbollisti shqiptar uatford

Lini një Përgjigje