TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2025, 21:07

Ndër më të paguarit që në moshën 17-vjeçare, Barcelona blindon Jamal me klauzolë sekrete (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ndër më të paguarit që në moshën

Klubi i Barcelonës ka zyrtarizuar rinovimin e yllit të saj të ri, Lamin Jamal, i cili pritet të jetë për shumë vite lideri i skuadrës katalanase.

Djaloshi 17-vjeçar ka zgjatur marrëveshjen ekzistuese të tij me klubin deri në vitin 2031, sipas asaj që zyrtarizoi vetë Barcelona me një mesazh të qartë. “E ardhmja është tani”, shkruhej në postimin e Barçës.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se në kontratën e tij të re është zhdukur klauzola prej 1 miliard eurosh, ndërsa është vendosur një e tillë “sekrete” që nuk do të bëhet publike. Ajo parashikohet të jetë një shifër marramendëse që do ta bëjë të pamundur shpenzimin e një shifre të tillë edhe nga sheikët arabë që kanë fonde të pabesueshme.

Njëkohësisht, klubi i ka përmirësuar lojtarit ndjeshëm përfitimet ekonomike, duke e bërë një ndër më të larguarit në klub, me shifrat që do të rriten vit pas viti dhe në varësi të kontributit të tij te katalanasit.

Qershia mbi tortë pritet të jetë fanela me numrin 10, që për momentin është e Ansu Fatit, por që nga sezoni i ardhshëm pritet të jetë në shpatullat e Jamal.

 

lamin jamal barcelona ylli i barcelonës

Lini një Përgjigje