TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2025, 19:16

“Kam stërvitur 34 brazilianë”, Ançeloti flet për herë të parë si trajner i ‘Seleçaos’: Vetëm njëri më ka hapur probleme

Shkruar nga Pamfleti

“Kam stërvitur 34 brazilianë”, Ançeloti flet

Në një intervistë për “Globo Esporte“, trajneri i ri i Brazilit, Karlo Ançeloti, ka folur hapur rreth përvojave të tij me futbollistët brazilianë gjatë gjithë karrierës së tij të shkëlqyer, duke ndarë disa detaje nteresante.

Sipas taktikut italian, lojtari më i mirë brazilian me të cilin ka punuar është Ronaldo. “Teknikisht, ai ishte i jashtëzakonshëm dhe një nga njerëzit më gazmor në botë”, kujton italiani.

Nga ana tjetër, më profesionisti ishte Kafu. Sa i përket më gazmorëve… ka shumë: Militao më bën gjithmonë të qesh dhe Vinicius, i cili, sipas mendimit tim, është shumë i përulur. Kjo është arsyeja pse flas kaq shumë për ta, kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë ata lojtarë që kam punuar më parë dhe të gjithë më kontaktuan për të më përgëzuar dhe për të më uruar suksese”, shtoi ai.

Ançeloti shtoi gjithashtu se “Lojtarët brazilianë kanë një nivel më të lartë teknik krahasuar me të tjerët. Zakonisht, ata janë individë që ruajnë vetëkontroll të mirë dhe kanë një sjellje të qetë dhe të përulur”.

Në përfundim, Ançeloti tregoi edhe një “sekret”. “Kam stërvitur 34 brazilianë gjatë karrierës sime dhe vetëm me njërin prej tyre kam pasur probleme. Mos më pyesni për emrin, nuk e them”, u shpreh italiani.

karlo ançeloti trajneri i brazilit

Lini një Përgjigje