TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2025, 20:02

4 orë takim në darkën e drejtuesve të Milanit, përqafim mes Tares dhe Ibrës në takimin e tyre të parë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

4 orë takim në darkën e drejtuesve të Milanit, përqafim

Igli Tare është zyrtarizuar dje si drejtori i ri sportiv i Milanit dhe pak orë pas firmës, ai është larguar nga ambientet e klubit, për një darkë në një nga hotelet e njohura të Milanos. Një darkë me drejtuesit më të lartë të kuqezinjve, pasi aty ishin të pranishëm Ibrahimoviç, Monkada e Furlani.

Mediat italiane kanë publikuar video të këtij takimi ku shihen fillimisht Ibrahimoviç e Tare teksa shtrëngojnë duart e përqafohen në takimin e tyre, ndërsa më pas futen në restorantin e këtij hoteli. Ata kanë kaluar aty katër orë mes diskutimesh për Milanin e ri që pritet të lindë, duke filluar nga trajneri, për të vazhduar me lojtarët.


Më pas, palët u ndanë dhe pritet që të takohen përsëri në ambientet e klubit, për të nisur takimet me palët e interesuara për firmat me lojtarët, rinovimet e sidomos për të zgjidhur sa më parë çështjen e pankinës kuqezi për projektin e ri.

igli tare drejtori sportiv i milanit zlatan ibrahimoviç

Lini një Përgjigje