
Juventusi dhe Xhenoa kanë ndarë pikët në ndeshjen e tyre të vlefshme për javën e 29 në Serinë A.
Një rezultat që e lë Juven në vendin e tretë dhe i jep mundësi Milanit të shkëputet dhe të përforcojë vendin e dytë.
Ecuri zhgënjyese për torinezët në kampionat, me Vlahovic me shokë që kanë marrë dy barazime
dhe një humbje në tri ndeshjet e fundit të Serisë A.
Juventusi pati disa raste për të shënuar, por nuk arriti t’i konkretizonte.
Bardhezinjtë ishin edhe të pafat në minutën e 90, kur një tentativë e Moise Kin u ndal nga shtylla.
Në fundin e takimit, skuadra e Alegrit mbeti me 10 lojtarë, pasi mori dy kartonë të verdhë në harkun e një minute.
Lini një Përgjigje