TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Mars 2024, 20:44

Mançester Siti kalon pengesën Njukasëll, Bernardo Silva i dhuron gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë ekipit të Guardiolës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Siti kalon pengesën Njukasëll, Bernardo Silva i

Mançester Siti ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Njukasëllin dhe është kualifikuar për në fazën gjysmëfinale të FA Cup. Skuadra e Pep Guardiolës ka siguruar kualifikimin në 31 minutat e para të ndeshjes së luajtur në “Etihad Stadium”.

31 minuta që patën për protagonist Bernardo Silvën. Portugezi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 13 dhe dyfishoi avantazhin në minutën e 31.

Një fitore kjo që e mban skuadrën e Pep Guardiolës në garë për të realizuar Tripletën e radhës. “Qytetarët” janë në garë për titullin në Premier Ligë, Champions League dhe FA Cup.

Shorti i Champions League nuk ishte shumë i mëshirshëm për kampionët e Anglisë, të cilët do të përballen në çerekfinale me Realin e Madridit të Belingham me shokë.

 

mançester siti kupa e anglisë njukasëll

Lini një Përgjigje