TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Mars 2024, 21:16

Lara Kolturi surpriza e Europës, skiatorja shqiptare renditet e 16 në garën e sllallomit në Austri (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Lara Kolturi surpriza e Europës, skiatorja shqiptare renditet e 16 në

Në pistën austriake të Saalbach, u zhvillua sot gara e sllallomit për femra, ku mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Kolturi. Në finalen e Kupës së Botës, morën pjesë skiatoret më të mira të kësaj disipline, ku Kolturi u klasifikua në vendin  e 16.

Kolturi, 17-vjece dhe garuesja më e re në moshë, bëri një tjetër paraqitje të mirë, ashtu sikurse na ka mësuar shpesh këtë sezon. Në zbritjen e parë, ajo dha kohën 56”75’, ndërsa pas zbritjes së dytë ajo e ndali kronometrin në 59”60’.

Kështu, me kohën e përgjithshme 1’56”35, ajo e mbylli konkurrimin në këtë garë në vendin e 16, duke qenë 3 sekonda më e avashtë se Mikaela Shifrin, fituesja dhe ikona e garave me ski. Gjithsesi, përballë skiatoreve të tilla, Kolturi tregoi se do të jetë një rivale e denjë në të ardhmen.

Gjatë këtij viti, në këtë disiplinë, shpesh Lara Kolturi është klasifikuar brenda 15 më të mirave, duke befasuar me paraqitjen e saj. Kolturi, e lindur në Itali por me pasaportë shqiptare, do të garojë edhe ditën e diel në garën e sllallomit special.

 

 

lara kolturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje