TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Mars 2024, 21:38

Muriqi mposht Uzunin, Granada drejt rënies nga kategoria

Shkruar nga Pamfleti

Muriqi mposht Uzunin, Granada drejt rënies nga kategoria

Majorka mposhti 1-0 Granadën, duke siguruar tri pikë të arta në objektivin mbijetesë.

Vendasit iu afruan golit në disa raste, por portieri i Granadës ishte në një ditë të shkëlqyer. Gjithsesi, Augusto Batalla u thye në pesë minuta përpara fundit.

Antonio Railo realizoi me kokë, duke ndezur festën në stadium. Dhe Majorka tashmë numëron 30 pikë, duke qenë përkohësisht 8 pikë mbi zonën e ftohtë.

Granada e Uzunit (u ndal nga Rajkoviç në pjesën e dytë) mbetet në vendin e parafundit. Duke qenë 10 pikë larg mbijetesës.

Muriqi mposht Uzunin, Granada drejt rënies nga kategoria

majorka granada myrto uzuni vedat muriqi

Lini një Përgjigje