
Ndahet nga jeta moshën 83-vjeçare mjeshtri i futbollit korçar dhe shqiptar Teodor Vaso.
Largimi nga jeta i legjendës shqiptare të futbollit ka ardhur papritur pasi ai ishte shumë aktiv, deri në momentin e fundit të jetës së tij.
Teodor Vaso është një nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar. Që nga titujt kampion me Tiranën e me Partizanin, gjatë jetës së tij futbollistike mjeshtri i topekëmbës ka shënuar 26 gola duke qenë në role mbrojtëse, dhe ka qenë përfaqësues në 36 ndeshje ndërkombëtare, 18 ndeshje me kombëtaren shqiptare, 15 ndeshje me skuadrën Partizani dhe 3 me skuadrën korçare.
Korçari i njohur gjatë jetës së vet futbollistike ka pasur fatin të luajë me futbollistët më të njohur Europian të kohës përfshi këtu edhe Overat, të madhin e futbollit gjerman, pa thënë Franz Beckenbauer e emra të tjerë po kaq të njohur.
Teodor Vaso është pjesë e ekipit tonë kombëtar që kanë ndaluar Gjermaninë për të shkuar në finalet e Kampionatit Europian në 1967.
Teodor Vaso është padyshim heroi i kësaj ndeshje, pasi trajneri Loro Boriçi do i kërkonte të luante në këtë ndeshje të papërsëritshme me ashtu i dëmtuar, duke sakrifikuar për fanellën kuq e zi.
Një nga 5 sportistët më të mirë të vitit 1968 në përbërje të ekipit Kombëtar të futbollit shqiptar për rezultatin e jashtëzakonshëm në barazimin 0-0 me kampionen e botës, RF Gjermane.
Më 17.12.1967 është cilësuar ndër 11-të më të mirët të futbollit shqiptar, në 55-vjetorin e futbollit tonë, të botuar në gazetë.
Gjithashtu është cilësuar futbollist i shekullit të Korçës në vitin 1998 e gjithashtu është dekoruar me medaljen e artë për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Ka bërë 46 ndeshje ndërkombëtare, nga këto 20 me ekipin përfaqësues (Kombëtaren), si lojtari me më shumë ndeshje të futbollistëve korçarë, sipas statistikave zyrtare të botuara.
Lini një Përgjigje