Ivan Balliu ishte futbollisti i vetëm i Kombëtares shqiptare që e nisi nga pankina finalen e Ligës së Konferencës. Megjithatë, në këtë sfidë të madhe europiane mund të kishte qenë i pranishëm edhe një tjetër emër kuqezi.
Bëhet fjalë për Mateo Dashin, mesfushorin shqiptar që aktivizohet prej vitesh në akademinë e Kristal Palas. Futbollisti është pjesë e ekipit U21 të klubit anglez dhe ka spikatur me paraqitjet e tij gjatë sezoneve të fundit.
Performancat pozitive kanë bërë që Kristal Palas ta përfshijë Dashin në Listën B të UEFA-s, ku regjistrohen lojtarët e akademisë për kompeticionet europiane. Emri i tij ishte pjesë e skuadrës së regjistruar nga klubi anglez gjatë turneut, përfshirë edhe finalen e madhe të Ligës së Konferencës.

Mateo Dashi është një emër i njohur edhe për ekipet kombëtare të moshave të Shqipërisë. Ai e nisi rrugëtimin me fanellën kuqezi në vitin 2021 me përfaqësuesen U15, ndërsa më pas është ngjitur gradualisht në kategoritë e tjera deri te Shqipëria U19.
Me ekipin U19, mesfushori numëron tetë ndeshje dhe një gol të shënuar, duke u konsideruar si një nga talentet premtues të futbollit shqiptar.
Lini një Përgjigje