TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Maj 2024, 21:48

“Ishte lojë episodesh, ja kujt ia dedikoj fitoren”, Tetova pas triumfit të Egnatias: Ikën njëri nga ‘BIG-ët’, i arritëm 2 trofetë

Shkruar nga Pamfleti

“Ishte lojë episodesh, ja kujt ia dedikoj fitoren”, Tetova pas

Edlir Tetova nuk mund të ishte më i lumtur se kaq pasi arriti të fitonte të dy trofetë këtë sezon. 

Tekniku i rrogozhinasve tani flet pa doreza teksa zbulon edhe një largim të një prej liderëve të skuadrës, Fernandon. 

Të dyja trofetë jo me thënë atë që është, por kur u mundëm me Tiranën vjet deklarova se këtë sezon do të ishim më mirë dhe gjatë ecurisë kur bëmë mirë thamë pse mos ti tentonim të dyja trofetë. Në pjesën e parë e markuam mirë Mbanë dhe aty erdhi dhe goli. Unë e pata deklaruar që është lojë episodesh edhe ne e kishim mundësine, goditëm shtyllën, ishim më pranë golit.

Ka qenë një konstatim i mirë, fitova duelet në mesfushë, e menaxhuam mirë, por edhe Partizani kishte momentet e veta. Fitoren ja dedikoj familjes time dhe Edmond Zallës, kam mirënjohje pafund për atë njeri. Mbas dy ditësh nisem me pushim dhe do kemi 1 javë pushime. Ikën vetëm Fernando nga skuadra, kemi dy oferta për dy lojtarë, por qëndrojmë me këmbë në tokë”, deklaroi Tetova për “MCN TV”. 

edlira tetova trajneri i egnatias

Lini një Përgjigje