TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Maj 2024, 20:59

Egnatia shkruan historinë, Ibrahimoglu “tërbon demat” dhe u jep rrogozhinasve titullin e parë kampion në Superligë

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia shkruan historinë, Ibrahimoglu “tërbon demat” dhe

Një triumf vërtet historik ky për skuadrën e drejtuar nga Edlir Tetova, pasi është hera e parë që fitojnë titullin kampion të Kategorisë Superiore. Ky ishte një sezon perfekt i Egnatias ku pas Kupës, ekipi rrogozhinas fitoi edhe titullin duke mbyllur sezonin me “dopietën” e famshme.

Nuk janë me një “hirushe”, por janë kampionët më të rinj të futbollit shqiptar. Nga një përrallë e bukur, në një realitet të ri, më në fund, Egnatia realizon ëndrrën e një qyteti të vogël, duke i dhuruar Rrogozhinës titullin e parë në histori. Pasi dominuan totalisht këtë kampionat, Egnatia fitoi edhe finalen e madhe, thyen minimalisht Partizanin në “Air Albania” duke bërë për vete titullin kampion.

Ky ishte një sezon perfekt, ku pas Kupës, ekipi i Tetovës fitoi edhe titullin duke mbyllur sezonin me “dopietën” e famshme. Partizani bie pa kushte, duke dalë “duar bosh” këtë sezon, me Shehin që sheh edhe një herë t’i ikë titulli në ndeshjen e fundit.

Partizani bie pa kushte, duke dalë “duar bosh” këtë sezon, me Shehin që sheh edhe një herë t’i ikë titulli në ndeshjen e fundit.

Pas një aksioni nga e djathta të Spahiut, harkimi i tij gjeti Ibrahimoglu, i cili shmangu një mbrojtës dhe gjuajti duke kaluar rrogozhinasit në avantazh në minutën e 35.  

Në minutën e 21, Partizani tundi rrjetën e Egnatias duke çuar tifozët e kuq në festë, por kjo për pak çaste teksa arbitri anglez, Entoni Tejlor anuloi golin e të kuqve.  

Pas një goditje dënimi, Bintsuka ishte ai që shtyu topin në rrjetë por gjyqtari, edhe pas konfirmimit nga VAR, bëri të ditur se pati prekje të topit me dorë në sulm dhe goli ishte i pavlefshëm. 

Në minutën e 68, të kuqtë e Orges Shehit patën mundësinë për të barazuar rezultatin me një rast të artë. Taipi doli para Sherrit dhe gjuajti, por portieri e devijoi topin mbi traversë. 

Në minutën e 81, një aksion spektakolar i Egnatias pas një goditje këndi, Spahiu provoi me kokë, por Qirko devijoi duke dërguar topin në shtyllë duke shpëtuar skuadrën e tij.   

Partizani provoi në çdo formë të rikthehej në lojë, por nuk arriti t’i prishte festën Egnatias, e cila me meritë është”mbretëresha” e futbollit shqiptar.

Kështu Egnatia do të përfaqësojë Shqipërinë në Champions League, teksa Partizani i vendit të dytë do të shkojë në Conference League.

Ky ishte sezoni i parë i Abissnet Superiore që u zhvillua me skemën "Final Four" dhe ku Egnatia fitoi titullin e parë në histori. 

egnatia partizani

Lini një Përgjigje