TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Maj 2024, 19:50

Përfundon pjesa e parë e “Final Four”/ Egnatia vendos njërën dorë te titulli kampion, shpërthen festa rrogozhinase në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë e “Final Four”/ Egnatia vendos

Përfundon pjesa e parë e finales së “Final Four” që po luhet në “Air Albania. Egnatia ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Partizanin dhe ka vendosur njërën dorë te trofeu. 

Pas një aksioni nga e djathta të Spahiut, harkimi i tij gjeti Ibrahimoglu, i cili shmangu një mbrojtës dhe gjuajti duke kaluar rrogozhinasit në avantazh në minutën e 35. 

Në minutën e 21, Partizani tundi rrjetën e Egnatias duke çuar tifozët e kuq në festë, por kjo për pak çaste teksa arbitri anglez, Entoni Tejlor anuloi golin e të kuqve. 

Pas një goditje dënimi, Bintsuka ishte ai që shtyu topin në rrjetë por gjyqtari, edhe pas konfirmimit nga VAR, bëri të ditur se pati prekje të topit me dorë në sulm dhe goli ishte i pavlefshëm. 

partizani egnatia "final four"

Lini një Përgjigje