TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Maj 2024, 19:03

Ish-skuadra e Armando Brojës rikthehet në Premier Ligë, lot zhgënjimi për Lids Junajtid (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ish-skuadra e Armando Brojës rikthehet në Premier Ligë, lot

Skuadra e Sauthempton ka fituar sot atë që cilësohet si ndeshja më e kushtueshme në futbollin anglez, finalen e play-off të Championship për ngjitjen në Premier Ligë. Ish-skuadra e Armando Brojës, ka mundur 1-0 Lidsin dhe ka siguruar praninë në elitën e futbollit anglez për edicionin e ardhshëm. 

Sauthempton kishte rënë nga kategoria një vit më parë dhe nuk ia doli të siguronte ngjitjen direkte në elitë, pasi Leister dhe Ipsuiç siguruan dy vendet e para në kampionat. Por në fund ia dolën të triumfonin në “Uembli” përballë Lidsit, me golin e Armstrong në pjesën e parë që vulosi suksesin 1-0. 

Kjo fitore bën të mundur që Sauthempton të kthehet me një çek të rëndësishëm për të investuar në merkato, pasi falë ndarjes së të drejtave TV në Premier Ligë, do të sigurojë 180 milion paund menjëherë. Ndaj nuk është rastësi që kjo cilësohet si ndeshja më e kushtueshme e futbollit anglez. 

sauthempton premier liga ish-ekipi i brojës

Lini një Përgjigje