TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Maj 2024, 16:15

Rei Manaj lë Sivasporin, sulmuesi kuqezi bëhet gati për transferimin e madh në karrierë (Foto-Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj lë Sivasporin, sulmuesi kuqezi bëhet gati për

Rei Manaj nuk do të jetë më një futbollist i Sivasporit. Lajmin e bën të ditur vetë futbollisti, i cili me një postim në rrjetet sociale falenderon të gjithë për aventurën e tij turke. 

Të dua Sivas, do të jesh gjithnjë në zemrën time. Faleminderit për gjithçka”, shkruan Manaj në faqen e tij në Instagram. 

Manaj ishte pa mëdyshjen më të vogël, lojtari më i mirë i Sivasporit, ku këtë sezon shënoi plot 22 gola e 4 asiste, duke u renditur si golashënuesi i tretë më i mirë në kampionat pas Xhekos e Ikardit. 

Rei Manaj lë Sivasporin, sulmuesi kuqezi bëhet gati për

E ardhmja e tij ende s’ka një përgjigje definitive, por sirenat e Serisë A apo La Ligas po bien prej disa javësh. Mbetet për t’u parë nëse do të vendoset para Europianit apo pas tij. 

Gjithsesi, fillimisht prioritet është Europiani, 27-vjeçari ka gjasa të mëdha që të jetë pjesë e listës së Silvinjos, e cila do të publikohet të hënën. 



 

 

rei manaj sulmuesi shqipta sivaspor

Lini një Përgjigje