
Milani e ka mbyllur sezonin e Serisë A me barazim zhgënjyes. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se 3-3 ndaj Salernitanës, në ndeshjen e luajtur në “San Siro”.
Vendasit zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë. Leao dhe Zhiru vendosën sfidën në shinat e duhura, ndërsa goli i Hernandez u anulua. Kujtojmë se sonte u luajt ndeshja e lamtumirës për trajnerin Pioli dhe për sulmuesin francez, Olivier Zhiru.
Në pjesën e dytë, Simi ngushtoi shifrat, ndërsa Kalabria riktheu qetësinë për ekipin e tij. Salernitana mori një pikë, pas golave në fund të Sambias dhe Simit.
Lini një Përgjigje