
Rei Manaj është idhulli i tifozëve turq të Sivasporit. Nga ndeshja në ndeshje ai ka treguar një performancë të jashtëzakonshme.
Manaj aktualisht është golashënuesi i tretë të Superligën turke, pas Ikardit dhe Xhekos, pasi ka realizuar 18 herë. Dashurinë dhe mirënjohjen ndaj tij tifozët e Sivaspor po e tregojnë në çdo sfidë, ku banderolat dedikuar Manajt janë të shumta.
E fundit ishte ajo ku shkruhej: “Nuk ka tjetër si unë”. Me këtë performancë fantastike të Manajt dhimbjet e kokës për Silvinjon sa vijnë dhe shtohen, pasi do të jetë e vështirë për të vendoaur mes tij, Brojës, Dakut, Cikalleshit, Hoxhës dhe Muçit se kush do të jetë titullar në “EURO 2024”.

Rei Manaj mbajti shiritin e kapitenit mbrëmjen e sotme në derbin ndaj Kajserispor, ku skuadra e Sivasporit triumfoi me rezultatin 2-1. Kjo përballje ishte e vlefshme për javën e fundit të kampionatit, teksa me shumë gjasa do të jetë edhe ndeshja e fundit e Manajt me Sivasporin.
Ofertat në merkato do të jenë të shumta për sulmuesin 27-vjeçar, i cili pritet të bëjë një kapërcim të rëndësishëm në karrierën e tij.
Për sa i përket Sivasporit, skuadra e sulmuesit lushnjar, arriti të grumbullonte 54 pikë në 38 javë, duke u renditur në vendin e gjashtë.
Lini një Përgjigje