TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Maj 2024, 17:23

Edhe 19 ditë nga “EURO 2024”, skuadra konfirmon zyrtarisht sulmuesin e parë nga lista e Silvinjos

Shkruar nga Pamfleti

Edhe 19 ditë nga “EURO 2024”, skuadra konfirmon zyrtarisht

Pritjes së tifozëve për të mësuar se cilët do të jenë lojtarët e grumbulluar nga Silvinjo për në "EURO 2024” do të marrë fund ditën e nesërme. Në orën 16:00 do të shpallet lista e të grumbulluarve nga braziliani, por tashmë është mësuar lojtari i parë që ka marrë zyrtarisht ftesën nga timonieri i kuqezinjve. 

Bëhet fjalë për Ernest Muçin. Ish-sulmuesi i Tiranës do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare. Është Beshiktashi që ka zbuluar diçka të tillë, teksa në faqen zyrtare të klubit ka bërë të ditur të gjithë futbollistët që kanë marrë ftesë nga kombëtare e tyre. 

Kështu në këtë listë është edhe emri i yllit të kombëtares, me klubin turk që zbulon para kohe ftesën e Silvinjos. 

Kujtojmë se kombëtarja do të luajë dy ndeshhje miqësore në fillim të muajit qershor, para startit të "EURO 2024”. Fillimisht do të duelojë me Lihtenshtejnin më 3 qershor dhe 4 ditë më vonë do të sfidohet nga Azerbajxhiani. 

Ndërkohë në "EURO 2024”, kundërshtarët e Shqipërisë në grupin B janë Italia, Kroacia dhe Spanja. Më 15 qershor kuqezinjtë do të debutojnë në Gjermani ndaj kombëtares “Axurre”. 

Edhe 19 ditë nga “EURO 2024”, skuadra konfirmon zyrtarisht

ernest muçi beshiktash sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje