
Kanë përfunduar dy sfidat e pasdites të vlefshme për javën e fundit të kampionatit italian, Seria A.
Atalanta e Gjimshitit ka marrë një fitore të pastër 3-0 kundër Torinos. I pari që zhbllokoi rezultatin ishte Skamaka dhe më pas heroi i skuadrës, Lukman dyfishoi shifrat. Goli i fundit për bergamaskët u shënua nga pikaë e bardhë e penalltisë, nga Pasaliç. Me këtë fitore, Atalanta prish skemat, pasi siguron katërshen.
Roma mbetet jashtë Champions League, me bergamaskët që janë të katërtit dhe kanë për të luajtur edhe një ndeshje, atë ndaj Fiorentinës më 2 qershor.
Ndërkohë në sfidën tjetër, Napoli-Leçe nuk pati gola. Me këtë rezultat, napoletanët renditen në vendin e 10 me 53 pikë, ndërsa në krahun tjetër, Ramadani me shokë janë në vendin e 13.
Lini një Përgjigje