
Egnatia shkroi historinë mbrëmjen e sotme, teksa fitoi për herë të parë titullin kampion në elitën e futbollit shqiptar. Rrogozhinasit triumfuan ndaj Partizanit me rezultatin 1-0 falë golit të turkut Ibrahimoglu.
Një dedikim special pati edhe për të ndjerin Rafael Duamena, i cili humbi jetën më 11 nëntor të vitit 2023. Ishte miku i tij më i mirë Fernando, i cili pas triumfit mbante veshur një bluzë ku ishte i stampuar imazhi i Duamenës, teksa për minuta të tëra, ka shpërthyer në lot. Një moment me të vërtetë emocionues.
Lini një Përgjigje