TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2026, 19:56

Interi triumfon bindshëm ndaj Lacios, zikaltërit fitojnë betejën e parë dhe nisin përgatitjet për sfidën e dytë të mërkurën

Shkruar nga Pamfleti
Interi triumfon bindshëm ndaj Lacios, zikaltërit fitojnë
inter

Interi ka marrë një fitore bindëse 0-3 ndaj Lacios në stadiumin “Olimpico”, në sfidën e vlefshme për javën e 36-të të Serisë A. Dy skuadrat do të përballen sërish pas katër ditësh, këtë herë në finalen e Kupës së Italisë.

Zikaltrit kaluan në avantazh që në minutën e 6-të me Lautaro Martinez. Kapiteni i Interit finalizoi saktë pas asistit të Markus Turam, duke i dhënë epërsinë skuadrës së Kristian Kivu.

Në minutën e 39-të, Inter dyfishoi rezultatin me Petar Susiç. Mesfushori kroat realizoi një supergol nga distanca, pas një asisti të Lautaro Martinez, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-2.

Situata u komplikua edhe më shumë për Lacion në minutën e 59-të, kur Alesio Romanjoli u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Ange-Joan Boni.

Interi shfrytëzoi epërsinë numerike dhe në minutën e 76-të Henrik Mkhitarjan realizoi golin e tretë, duke vulosur suksesin 0-3 të zikaltërve në transfertë.

Dy ekipet do të rikthehen sërish përballë njëra-tjetrës më 13 maj, po në stadiumin “Olimpico”, ku do të diskutojnë trofeun e Kupës së Italisë.

inter lacio seria a

Lini një Përgjigje