TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2026, 19:24

Bylis B rrëzon Kukësin në ligën amatore, Sopoti “vret nga ruleta e penalltive” Luftëtarin dhe ngjitet në Kategorinë e Parë

Shkruar nga Pamfleti
Bylis B rrëzon Kukësin në ligën amatore, Sopoti “vret
sopoti

Bylis B ka realizuar surprizën më të madhe të sezonit, duke mposhtur Kukësin me penallti në ndeshjen “play-out” të Kategorisë së Parë. Me këtë fitore, skuadra ballshiote siguroi ngjitjen, ndërsa ekipi verilindor zbriti në Kategorinë e Dytë, mes ekipeve amatore.

Në ndeshjen e luajtur në Vorë, skuadra verilindore u duk se do ngjitej pasi gjeti golin me Bespallën në pjesën e dytë të takimit. Por pikërisht në minutën e tretë shtesë të ndeshjes, Muriç barazoi rezultatin, duke bërë që takimi të shkonte me shtesa.

Edhe aty, Kukësi kishte një shans të shkëlqyer për të mbyllur takimin pasi fitoi penallti. Abidu gaboi duke e fluturuar topin mbi traversë në minutën e 120, për të çuar sfidën te goditjet e penalltive.

Aty, Bylisi B i realizoi të pesta, ndërsa gabimi i Ballhysës te gjuajtja e fundit rezultoi vendimtare, duke i dhënë ekipit ballshiot mundësinë për të luajtur në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, ndërsa njëkohësisht ndëshkojnë Kukësin më rënien në futbollin amator.

Ndërkohë, edhe Sopoti ka prerë biletën për në Kategorinë e Parë, pas suksesit dramatik ndaj Luftëtarit në finalen e “play-out”. Takimi u mbyll në barazim 1-1 pas 120 minutash lojë, ndërsa gjithçka u vendos nga pika e bardhë e 11-metërshave.

Luftëtari kaloi i pari në avantazh që në minutën e gjashtë. Diamanti u tregua i saktë nga penalltia, duke i dhënë epërsinë skuadrës gjirokastrite në nisje të sfidës.

Megjithatë, Sopoti nuk hoqi dorë dhe reagoi në pjesën e dytë. Goli i barazimit erdhi në minutën e 79-të me autor Jargavanin, që riktheu ekuilibrat dhe dërgoi ndeshjen në shtesë.

Pas 120 minutash pa fitues, penalltitë vendosën fatin e përballjes. Sopoti u tregua më i saktë dhe siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë, ndërsa Luftëtari rikthehet në Kategorinë e Dytë, pasi nuk arriti të mbijetojë.

bylis b kukësi luftëtari sopoti kategoria e parë

Lini një Përgjigje