
Interi ka fituar 0-1 ndaj Romës në supersfidën e javës së shtatë në Serinë A, e luajtur në “Olimpico”. Zikaltrit e nisën vrullshëm takimin, duke gjetur golin që në minutën e 6.
Ange-Joan Boni shënoi që në minutën e 6, pas një pasimi të gjatë fantastik që mori nga Nikolo Barella. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për zikaltrit. Pjesa e dytë nisi më mirë për Romën, e cila provoi me çdo mënyrë për të gjetur golin. Dovbik pati shansin e artë për të barazuar shifrat në minutën e 60, por goditja e tij me kokë përfundoi sipër traversës.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Interi fiton 0-1. Pas kësaj fitoreje, Interi barazon Romën dhe Napolin me nga 15 pikë, por zikaltrit marrin vendin e parë për shkak të golavarazhit më të mirë.
Lini një Përgjigje