
“Der Klassiker” i takon Bajernit. Bavarezët kanë mundur 2-1 Dortmundin, në ndeshjen e vlefshme për Bundesligën.
Për bavarezët shënuan nga një gol në secilën pjesë, në të parën shënoi Herri Kejn, pas asistit të Xhoshua Kimish. Në minutën e 78, Olize dyfishoi shifrat. Xhob Belingam nuk largoi dot topin nga vija fatale, anësori francez i bavarezëve e shtyu në rrjetë.
Në minutën e 84, Julian Brand ngushtoi shifrat. Mesfushori verdhezi devijoi në rrjetë topin e ardhur nga Julian Rejerson. Pas kësaj fitoreje, Bajerni kryeson me 21 pikë të plota në 7 ndeshje dhe është 5 pikë para nga vendi i dytë që mbahet nga Lajpcigu. Dortmundi renditet në vendin e katërt me 14 pikë.
Lini një Përgjigje