
Napoli ka frenuar në rrugëtimin e kreut të renditjes, pasi ka pësuar humbjen e dytë në kampionat, i mposhtur në transfertë nga Torino e Kristjan Asllanit.
Një humbje 1-0, por që mund të peshojë shumë moralisht për kampionët në fuqi të Serisë A, të cilët kanë ngadalësuar hapin dhe mund të lejojnë kundërshtarët si Interi e Milani t’i afrohen.
Ndeshja në të cilën Kristjan Asllani ishte titullar dhe la fushën e lojës në minutat e fundit për t’i bërë vend Ardian Ismajlit. Ndeshja u vendos nga një gol i vetëm, i shënuar nga Xhovani Simeone. Ky i fundit nuk festoi, përkundrazi, kërkoi ndjesë që kishte tundur rrjetën përballë ish-skuadrës së tij, nga e cila u largua gjatë verës.
Lini një Përgjigje