TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Tetor 2025, 21:02

Arsenali vazhdon marshimin, “topçinjtë” triumfojnë në derbin e vogël të Londrës me lojtarin që donin ta largonin

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali vazhdon marshimin, “topçinjtë” triumfojnë

Arsenali është rikthyer në krye të Premier Ligës pas një fitoreje të vështirë 1-0 ndaj Fulhamit, duke i dhënë fund serisë prej katër fitoresh radhazi të vendasve në “Craven Cottage”.

Pas triumfit të Sitit më herët gjatë ditës, skuadra e Mikel Artetës kërkonte të rimerrte menjëherë kreun e tabelës dhe ja arriti.

Arsenali zhbllokoi rezultatin përmes Leandro Trosard. Si zakonisht, “Topçinjtë” e gjetën golin nga një goditje këndi: Gabriel devijoi topin pas krosimit të Bukajo Saka dhe Trosard përfitoi për ta shtyrë në rrjetë.

Ky ishte lojtari i dhjetë i ndryshëm që shënon për Arsenalin në këtë sezon të Premier Ligës, duke treguar shpërndarjen e madhe të golave në skuadër.

Arsenali e administroi mirë epërsinë deri në fund dhe ruajti formën e shkëlqyer në transfertë, me vetëm një humbje në 18 ndeshjet e fundit jashtë fushe (10 fitore, 7 barazime).

Kjo fitore e ngjit sërish Arsenalin në vendin e parë, duke i dërguar një mesazh të qartë kampionëve në fuqi, Liverpulit, që nesër përballet me Mançester Junajtid për të mbetur në ndjekje. Nga ana tjetër, Fulhami regjistroi humbjen e tretë radhazi në kampionat për herë të parë që prej dhjetorit 2023 dhe ndodhet aktualisht në vendin e 14.

arsenal fulham premier liga

Lini një Përgjigje