
Imazhe të tmerrshme vijnë nga Premier Liga.
Dëmtim shumë i rëndë për Kris Basham gjatë pjesës së parë të ndeshjes Fulham- Shefild Junajtid: lojtari i skuadrës mike ka lënduar kyçin e këmbës në një sfidë me kundërshtarin dhe kocka e kyçit ka dalë nga pozicioni normal.
Imazhe të tmerrshme dhe jo të përshtatshme për njerëz të ndjeshëm.
Këmba e mbrojtësit është thyer, teksa ai po luftonte për një top: imazhet treguan mënyrën në të cilën këmba e Bashamit u përdrodh dhe se si të gjithë e kuptuan menjëherë se ishte një dëmtim ndryshe nga ato të zakonshmit.
Can we all wish Chris Basham well after this horrific injury,
— @FPLGain (@FplGain) October 7, 2023
If this was a Man Utd player not a Sheffield United it would be everywhere
Get will soon skipper #Twitterblades#SUFC pic.twitter.com/FoVRoH5j7e
Gjithashtu për këtë arsye atij iu dha oksigjen gjatë pushimit të gjatë të ndeshjes, por edhe gjatë kohës kur u dërgua në spital.
35-vjeçari kishte nevojë për gati 10 minuta trajtim mjekësor.
Të dy grupet e tifozëve duartrokitën Bashamin dhe lojtari tundi dorën drejt turmës për t’i falënderuar për mbështetjen e tyre, pavarësisht se kishte shumë dhimbje.
Grave lesión de Chris Basham en el duelo entre Sheifield united vs Fullham, al parecer fractura de tobillo. Pronta recuperación. pic.twitter.com/T31nSOhZ3E
— Julio Cesar Chavez (@JulioCh39037087) October 7, 2023
Lini një Përgjigje