TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Tetor 2023, 17:37

Tifozët e Vllaznisë të irrituar pas humbjes me Tiranën në “frymën e fundit”, sulmojnë rivalët bardheblu dhe krijojnë kaos në rrugë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët e Vllaznisë të irrituar pas humbjes me Tiranën

Tirana triumfoi 0-1 ndaj Vllaznisë në Kukës, me një gol në fund. Gjithsesi, gjërat duket se nuk kanë shkuar mirë pas ndeshjes, pasi siç shihet në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, tifozët shkodranë, të irrituar pas humbjes, kanë sulmuar ata bardheblu, në Reps.

Një kaos i vërtetë i krijuar në rrugë, ku siç shihet qartë, nuk mungon hedhja e sendeve të forta. Për ekipin e Vllaznisë, ky është rezultati i tretë i dobët radhazi. Në 3 takimet e fundit, ekipi i Memellit regjistron 2 humbje dhe 1 barazim. Ndeshja e radhës e ekipit nga Shkodra është pikërisht ndaj Skënderbeut, pas impenjimit të Kombëtareve.

 

tirana vllaznia tifozët

Lini një Përgjigje