
Interi është ndalur në shtëpi nga Bolonja, me sfidën e javës së tetë që u mbyll në një barazim me rezultatin 2-2.
Zikaltërirt gjetën dy herë rrjetën në dy minuta me Açerbin dhe Lautaron, por pas disa minutash Orsolini ngushtoi diferencën me anë të një penalltie.
Lautaro Martinez është bërë lojtari i tretë në historinë e Interit që shënon 10 gola në tetë ndeshjet e para të luajtura nga zikaltrit në një sezon të Serisë A, pas Xhuzepe Meacas (11 në 1935-1936) dhe Antonio Valentin Anxhelilo (16 në 1958-1959).
Argjentinasi ishte protagonist edhe në minutën e 17, por këtë herë për keq, pasi shaktoi një penallti për Bolonjën, pas një faulli në zonën e rreptësisë.
Në minutën e 60 erdhi reagimi i milanezëve me golin e tretë të shënuar nga Aleksis Sançez, por që u anulua për pozicion jashtë loje.
Pavarësisht tentativave të shumta të skuadrës së Inzagit rezultati mbeti i pandryshuar
Në pjesën e dytë, Zirkze vendosi baraspeshën duke shtangur skuadrën e Inzagit. Për zikaltrit u aktivizua dhe Kristjan Asllani, i cili nuk i mjaftoi vendasve.
Kështu Interi rrezikon të humbasë vendin e parë të renditjes nëse Milani do të fitojë në mbrëmje me Xhenoan.
Lini një Përgjigje