
Pas 2 humbjeve radhazi në shtëpi; kundër Laçit 0-3 dhe kundër Erzenit 0-1, Tirana është rikthyer te fitorja, duke bërë që Julian Ahmataj të debutojë me fitore në stolin bardheblu. Kryeqytetasit kanë mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Vllazninë në “Loro Boriçi”.
Heroi i 26 herë kampionëve të Shqipërisë ishte Hasani me golin e realizuar në minutën e 90+7. Sulmuesi lëvizi bukur në zonë dhe me një gjuajtje me të djathtën ndëshkoi portierin shkodran.
Me këtë fitore, Tirana renditet në vendin e dytë me 13 pikë, por me një ndeshje më pak, ndërsa Vllaznia mban vendin e 5 me 9 pikë.
Lini një Përgjigje