TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Tetor 2023, 18:25

Çelsi i jep “shkelm” të fortë krizës, Broja vetëm 45 minuta në fushë, përmbysje e çmendur nga Junajtid, Strakosha me shokë dorëzohen në fund

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi i jep “shkelm” të fortë krizës, Broja

Çelsi ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat duke mundur me përmbysje skuadrën e Bërnlit në transfertë.

Ishte skuadra e Vinsent Kompanni ajo që kaloi e para në avantazh me anë të Odobert në minutën e 15, por baraspesha u vendos nga një autogol i Al Dakhil në minutën e 42.

Në pjesën e dytë Broja i la vendin sulmuesit Nikolas Xhekson. Kjo ishte pjesa që foli vetëm për “Blutë” që gjetën golin me Palmer, Stërling dhe pikërisht Xhekson, me sfidën që u mbyll me rezultatin 1-4.

Broja e nisi titullar ndeshjen, por u zëvendësua nga Poçetino në pjesën e dytë.

Kështu Çelsi duket se i ka dhënë një “shkelm” të fortë krizës, duke u ngjitur në vendin e 10 me 11 pikë, ndërsa Bërnli vazhdon të vuajë në vendin e 18 me 4 pikë.

Mançester Junajtid ka marrë një fitore 2-1 në shtëpi kundër Brentfordit të Tomas Strakoshës.

Pasi e panë veten në disavantazh që nga minuta e 26 e ndeshjes së javës së tetë të Premier Ligës, skuadra e Ten Hag përmbysi gjithçka në minutat shtesë.

Heroi i ndeshjes ishte MekTomeni. I aktivizuar në minutën e 87 në vend të Amrabat, mesfushori skocez realizoi dy gola në minutat 93 dhe 97, duke i dhuruar një fitore të çmendur ekipit të Ten Hag.

Pasi rezistuan deri në fundin e ndeshjes, Strakosha me shokë u dorëzuan në minutën e 93, pas një goli të shënuar nga MekTomeni.

çelsi mançester junajtid premier liga

Lini një Përgjigje