TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Tetor 2023, 18:03

Bundesliga/ Dortmundi pa mëshirë ndaj Unionit të Berlinit, në Lajpcig ndodh e pabesueshmja, ekipi surprizë merr kreun

Shkruar nga Pamfleti

Bundesliga/ Dortmundi pa mëshirë ndaj Unionit të Berlinit,

Borusia e Dortmundit ka mundur me rezultatin 4-2 Unionin e Berlinit në javën e shtatë të Bundesligës dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të renditjes.

Fullkrug kaloi në avantazh verdhezinjtë në minutën e 7, por Unioni arriti të përmbysëte rezultatin në pjesën e parë falë golave të Gosens në minutën e 9 dhe penalltisë së Bonusit në minutën e 31.

Megjithatë, Borussia arriti të përmbyste shifrat në 45 minutat e dyta me golat e Shloterbek në minutën e 49, Brandt, 6 minuta më vonë dhe Rejerson në minutën e 71.

E pabesueshme ajo që ndodhi në Lajpcig-Boçum, ndeshje e mbyllur në barazim pa gola. Vendasit patën dy mundësi të arta për të marrë tri pikët me dy penallti, por Simons  në minutën e 27 dhe Forsberg në minutën e 61 u ndalën nga portieri Rimen.

Vazhdon të surprizojë Shtutgarti, që ka marrë përkohësisht kreun e Bundesligës pas fitores 3-1 me përmbysje të arritur në shtëpi kundër Volfsburgut. Protagonisti i ndeshjes ishte Guirasi, autor i një tregolëshi.

Sulmuesi nga Guinea po shkëlqen në këtë sezon të Bundesligës, ku kryeson renditjen e golashënuesve me 13 gola, pesë më shumë se Herri Kejn.

Bundesliga/ Dortmundi pa mëshirë ndaj Unionit të Berlinit,

borusia e dortmundit lajpcig shtutgarti bundesliga

Lini një Përgjigje