
Reali i Madridit nuk fal. “Los Blancos” koleksionon fitoren e radhës, madje djemtë e Ançelotit argëtohen përpara tifozëve të vet në “Estadio Santiago Bernabeu” (Madrid). Triumf 4-0 ndaj Osasunës, në një sfidë plot spektakël.
Sërish Belingham golashënues. Edhe pse nuk është një sulmues, mesfushori i njohur ka shifra të frikshme këtë sezon sa i takon golave të realizuar. Sot pasdite, realizoi dopietë. Vinisius po rikthehet në formën më të mirë të mundshme pas atij dëmtimi dhe sot u takua me golin. Edhe Hozelu po tregon se mbetet një armë e rëndësishme për Ançelotin, tjetër gol nga ai sot.
Anglezi kryeson renditjen e golashënuesve me 8 gola dhe, në total, ka shënuar 10 gola në 10 ndeshjet e para të luajtura me Realin e Madridit në të gjitha kompeticionet. I fundit që e ka bërë këtë ka qenë Kristiano Ronaldo.
Reali kryeson i vetëm kampionatin me 24 pikë, 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit flasin për një formë fantastike të gjigandëve të La Liga.
Lini një Përgjigje