
Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në përfundim të ndeshjes së kampionatit shqiptar të futbollit, Vllaznia-Tirana. Tifozë të të dy palëve janë përplasur në Reps duke krijuar një kaos të vërtetë në rrugë.
Nga përleshja e tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë kanë mbetur pesë persona të lënduar, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Lezhës pas frakturave të shkaktuara. Veç tyre, bëhet me dije se policia ka shoqëruar disa ultras të të dyja skuadrave për incidentet e ndodhura pas ndeshjes mes Vllaznisë dhe Tiranës, e zhvilluar këtë pasdite në stadiumin e Kukësit.
Raportimet kanë zbuluar edhe zanafillën e kësaj ngjarjeje, e cila nisi në një vend pushimi në Reps ku tifozët shkodranë kanë zbritur nga autobusi duke ofenduar ata të Tiranës. Situata më pas eskaloi edhe me reagimin e mbështetësve kryeqytetas, ku të dyja palët janë përplasur me sende të forta.
Në pamje shihen tifozët që përleshen mes tyre, teksa karriget, shkopinjtë dhe sendet e forta nuk kanë munguar. Për momentin policia nuk njoftuar për të lënduar apo të ndaluar.
Pas 2 humbjeve radhazi në shtëpi; kundër Laçit 0-3 dhe kundër Erzenit 0-1, Tirana u rikthye te fitorja, duke bërë që Julian Ahmataj të debutojë me 3 pikë në stolin bardheblu. Kryeqytetasit mposhtën me rezultatin minimal 0-1 Vllazninë në “Loro Boriçi”.
Heroi i 26 herë kampionëve të Shqipërisë ishte Hasani me golin e realizuar në minutën e 90+7. Sulmuesi lëvizi bukur në zonë dhe me një gjuajtje me të djathtën ndëshkoi portierin shkodran.
Me këtë fitore, Tirana renditet në vendin e dytë me 13 pikë, por me një ndeshje më pak, ndërsa Vllaznia mban vendin e 5 me 9 pikë.
Lini një Përgjigje