TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shkurt 2025, 20:00

Gjyqtarja anulon festën e Xherdan Shaqirit, sulmuesi shqiptar “gatuan” gol me super vizion (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqtarja anulon festën e Xherdan Shaqirit, sulmuesi shqiptar

Bazeli barazoi 1-1 me Lausane, por ndryshe do të ishin shifrat nëse arbitri nuk do të prishte festën e klubit të Xherdan Shaqirit. 

Shqiptari gatoi golin e dytë të zvicerianëve, ku me një super vizion nxorri zbuluar prapa shpinës së mbrojtjes Karlos. Sulmuesi dribloi portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke sjell festë te vendasit, por dhe në fytyrën e dardanit. 

Por, arbitri anësor nuk u pajtua me golin e dytë të Bazelit. Gjyqtarja ngriti flamurin për pozicion jahstë loje në momentin e pasimit të Xherdanit. Kjo solli protesta nga “Big Shaq” në minutën e 64. 

Gjithsesi, arbitri kryesor e mohoi golin e dyfishimit të avantazhit duke mërzitur klubin e shqiptarit që pak çaste më vonë pësoi golin e barazimit nga një autogol i ish-portierit të Dortmundit. 

bazeli xherdan shaqiri sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje