TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shkurt 2025, 18:30

Tirana mposht Skënderbeun dhe del nga zona e ftohtë, fitore me peshë për bardheblutë në “Elbasan Arena”

Shkruar nga Pamfleti

Tirana mposht Skënderbeun dhe del nga zona e ftohtë, fitore me

Tirana ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 1-0 në “Elbasan Arena”. Bardheblutë fituan 3 pikë jetike për mbijetesën kundër korçarëve të vendit të fundit.  
 
Fitorja erdhi nga stoli ku kryeqytetasit ishin plot mungesa për shkak të lojtarëve të pezulluar dhe dënuar. Ishte minuta e 82, kur Serxho Vogli vetëm 16-vjeç fitoi penalltinë. 

Gjyqtari Klodian Prenga tregoi gishtin nga pika e bardhë. Më pas e mori përsipër Bajroviç, që e ktheu në gol. Dyshja Vogli-Bajroviç u treguan vendimtarë, ndërsa bardheblutë tashmë janë jashtë zonës së ftohtë. 

Tirana mban vendin e shtatë me 26 pikë. Në anën tjetër Skënderbeu mbetet në kuotën e 20 pikëve pas 25 javëve të luajtura. 
 
 

Lini një Përgjigje