TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shkurt 2025, 17:46

Veseli feston suksesin e Sudtirol në luftën për mbijetesë: Thelbësore, ndjehej tensioni në fushë

Shkruar nga Pamfleti

Veseli feston suksesin e Sudtirol në luftën për mbijetesë:

Federik Veseli i është gëzuar një fitoreje të rëndësishme të skuadrës së Sudtirol, e cila mposhti me shifrat 2-1 Sampdorian duke marrë tre pikë që e ndihmojnë në luftën për mbijetesë në Serinë B. 

Kjo fitore ishte thelbësore, e kërkuam me të gjithë forcën tonë dhe kemi punuar shumë për ta arritur”, tha mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pas kësaj sfide. 

E ndjemë tensionin në fushë, ashtu si të tjerët jashtë. Edhe ne u kthyem në dhomat e zhveshjes mjaft nervozë, por trajneri na kërkoi të ruanim qetësinë dhe përsëritëm të njëjtat koncepte mes nesh. Duhej të qendronim të kthjellët, të përqendroheshim te loja jonë pa u ndikuar nga faktorë të jashtëm, duke ndjekur me vëmendje udhëzimet për të interpretuar sa më mirë ndeshjen”, tha Veseli pas këtij suksesi, i cili ka larguar përkohësisht Sudtirol nga zona e rënies direkte në Serinë C. 
 
 

frederik veseli sudtirol

Lini një Përgjigje